Policia ka njoftuar se janë rivendosur kufizimet në disa pjesë të qytetit Srinagar në rajonin Xhamu dhe Kashmir para faljes së namazit të xhumasë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këto kufizime u vendosën për të mbajtur “situatën e ligjit dhe rendit”, thotë një zyrtar i policisë në Srinagar.
“Kufizimet janë vendosur pjesërisht në zonat e vjetra të qytetit Srinagar. Janë masa preventive”, thotë zyrtari për AA në kushte anonimiteti.
Në zonat ku janë vendosur kufizimet, forcat indiane kanë vendosur tela me gjemba në disa lokacione për të parandaluar lëvizjen publike.
Në ditën e 54-të të bllokimit pothuajse të plotë të rajonit të administruar nga India, transporti publik akoma është i anuluar dhe bizneset janë mbyllur.
Agjencia indiane e lajmeve “Press Trust of India” duke cituar zyrtarët njofton se kufizimet janë vendosur edhe në qytetet Ganderbal, Anantnag, Awantipora, Sopore dhe Handwara të rajonit.
Rajoni përballet me bllokim të pashembullt të komunikacionit, ku janë ndërprerë interneti dhe celularët në rajon që nga 5 gushti, kur India i hoqi statusin special rajonit Xhamu dhe Kashmir.
Zyrtarët thanë se në distriktet Handwara dhe Kupwara në Kashmirin verior, celularët janë funksional. Megjithatë, AA nuk arriti të konfirmojë pretendimet.
Disa grupe të të drejtave përfshirë “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International” në mënyrë të përsëritur i kanë bërë thirrje Indisë të heqë kufizimet dhe të lirojë të paraburgosurit politikë.
India pohon se 93 për qind e kufizimeve janë hequr në rajonit, një pohim që AA nuk mund ta verifikojë në mënyrë të pavarur.
Nga viti 1954 deri më 5 gusht 2019, Xhamu dhe Kashmiri ka gëzuar një status të veçantë sipas kushtetutës indiane, e cila i lejonte që të miratojë ligjet e veta. Dispozitat gjithashtu mbronin ligjin e qytetarisë së rajonit, i cili ndalonte vendosjen e të huajve dhe zotërimin e tokës në territor.
Qeveria indiane gjithashtu degradoi dhe e ndau rajonin e kontestuar në dy territore të administruara nga qendra.
India dhe Pakistani mbajnë pjesë të Kashmirit dhe pretendojnë tërësinë e saj. Kina kontrollon gjithashtu një pjesë të rajonit të kontestuar, por janë India dhe Pakistani që kanë zhvilluar dy luftëra për Kashmirin.
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?