Olti Curri tregon për sherrin me Luana Vjollcën

22:54 | 27 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Pasditen e sotme, opinionisti Olti Curri ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”, ku ndër të tjera foli edhe për sherrin e tij me moderatoren Luana Vjollca.

Sezonin e kaluar, Luana njoftoi se për shkak të kërkesave të publikut, do të rikthehej me një sezon të dytë të “Shiko kush Luan”.

Mirëpo, deklarata e saj nuk kaloi pa një thumbim nga Olti, i cili bëri një sondazh në Instastory-n e tij ku tregonte se 80% e votave nuk dëshironin që Luana të rikthehej në ekran.

Ky ishte një thumbim publik për moderatoren e cila madje edhe e ka telefonuar Oltin, ndërsa ky i fundit ka treguar më tepër rreth këtij sherri.

“Kam marrë telefonata dhe më vjen të qesh . Ka njerëz që nuk e kanë kuptuar . Telefonata e fundit që kam marrë është e Luana Vjollcës vjet edhe foli e foli, “ti provokon luftë”- tha, “Po”- thashë-“do bëjmë luftë” dhe e mbylla. Vetë fole vetë zgjodhe luftë,”- u shpreh ai sipas “Dosja.al”.

Mirëpo më tej, opinionisti ka sqaruar se gjërat mes tyre janë rregulluar dhe ai e vlerëson Luanën për punën e saj.

“Unë më Luanën kam punuar, e vlerësoj për grintën e saj, e vlerësoj që është shumë sportive, garipe siç thuhet edhe kur të merr një garipe, dhe thotë pse shkruajte këtë… Ajo duhet të merrte e të thoshte “ah u shkriva duke qesh, a sa mirë e bëre, e çfarë do bësh ndonjë gjë tjetër ose prit cfarë do bëj unë tani.”- shtoi ai.

Megjithatë, duket se ky sherr është lënë pas dhe askush nuk i mban mëri tjetrit për atë që ka ndodhur.

Luana Vjollca do të rikthehet sërish me “Shiko kush Luan”, i cili do të nisë transmetimin më 28 shtator.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme