Google ADS

Gratë që jetojnë në fshat kalojnë në menopauzë më vonë sesa ato që jetojnë në qytet

22:14 | 27 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Të jetosh në fshat është një gjë e mirë për gratë, sepse ato mund të vonojnë në kalimin nga menopauzë për më shumë se një vit, në krahasim me gratë në qytet.

Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë që rrethohen nga hapësira të gjelbërta kalojnë në këtë ndryshim mesatarisht 16 muaj më vonë, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit e udhëhequr nga një ekip në Universitetin e Bergenit në Norvegji besojnë se kjo vonesë ka të bëjë me nivelin e ulët të stresit.

Ata thanë se studimi, bazuar në të dhënat e pothuajse 2,000 grave, ishte i pari që shikoi një lidhje midis hapësirës së gjelbër dhe menopauzës.

Shkencëtarët pretendojnë se kalimi i hershëm në menozpausë mund t’i vendos gratë në rrezik, duke i rrezikuar ato nga sëmundjet e zemrës dhe kockave.

Ky studim vjen një muaj pas një studimi tjetër i cili gjeti se gratë që jetonin në zona të ndotura dhe që punonin në ndrrime të natës mund të përjetojnë menopauzë më të hershme dhe më të komplikuar./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme