Google ADS

Flet ish-bashkëshorti i Mariah Carey: Do të martohesha sërish me të!

22:00 | 27 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Nick Cannon, i njohur si ish-bashkëshorti i këngëtares së njohur më famë botëore, Mariah Carey, është shprehur gjatë një interviste, se nuk ka qenë tradhtia arsyeja se, përse ata janë ndarë.

Megjithatë ai vetë ka sqaruar edhe pse nuk mundet dot të qëndrojë në lidhje vetëm me një grua, sërish ka theksuar se gjatë martesës së tyre ka qenë besnik.

“Unë asnjëherë nuk do mundem të rri vetëm me një grua. E provova në martesë, i qëndrova shumë besnik. Arsyeja e ndarjes tonë nuk kishte të bënte fare me tradhtinë, thjesht kishte ardhur fundi. Dhashë më të mirën e vetes, sepse edhe para se të martohesha me të, nuk besoja në martesë, por ajo ishte Mariah Carey. Çfarëdo që ajo thoshte, unë isha dakord, nëse donte të shkonim në hënë, do shkonim. Nëse do ishte dikush që unë mund të martohesha përsëri, do ishte vetëm Mariah Carey”, -nënvizoi 38-vjeçari.

Cannon dhe këngëtarja e njohur u ndanë në vitin 2014, ndërkohë aktualisht Mariah Carey është në një lidhje dashurie me producentin Bryan Tanaka.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme