Google ADS

Kostadinov: OBRM-PDUKM 11 vite ka injoruar opozitën

21:22 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Deputeti i LSDM-së dhe partisë qeverisëse, Kostadin Kostadinov sot në fjalimin e tij në Komisionin për financim dhe buxhet e theksoi dallimin në mes konceptit të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së.

Kostadinov tregoi faktin se qeveria e udhëhequr nga LSDM në mënyrë përgjegjëse me të gjitha partitë politike, shumica parlamentare pranon amendamente të cilat nuk janë pjesë e shumicës parlamentare, që tregon sjelljen demokratike të LSDM-së.

“Dallimi në mes konceptit të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së është më se e qartë. Gjersa OBRM-PDUKM ishte 11 vite në qeveri, shumica parlamentare nuk ka pranuar asnjë amendament të partisë opozitare, ndërsa deri më tani për buxhetin janë pranuar amendamentet e opozitës në vlerë prej 30 milionë denarë gjë që më herët s’ka ndodhur asnjëherë”, theksoi Kostadinov./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme