Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone beson se Real Madridi “është përmirësuar shumë” derisa skuadra e tij është duke u përgatitur për ndeshjen derbi të së shtunës në Madrid.
‘Los Blancos’ e kanë nisur në formë impresive sezonin e ri dhe vazhdojnë të jenë të pamposhtur teksa po shijojnë kreun e tabelës në La Liga, transmeton portali arbresh.info.
“Këto lloj ndeshje janë shumë afër, ato vendosen nga detajet që e balancojnë ndeshjen nga një anë në anën tjetër”, shpjegoi Simeone në konferencën për shtyp para ndeshjes.
“Real Madridi është përmirësuar shumë në Sevilla dhe kundër Osasunas ata kanë vazhduar me nivel madje edhe pse kanë bërë ndryshime. E imagjinoj se kjo do të vazhdoj në linjë edhe për këtë ndeshje.
“Mendoj se Real Madridi ka lojtarë shumë të mirë dhe nëse ata marrin avantazhin e hapësirave, ata më pas kthehen në një kundërshtarë të komplikuar”
“Bale është duke u përmirësuar, Benzema është në një kohë ideale dhe Hazard ka potencial madhështor për të shkaktuar dëme”, shton Simeone./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...