Google ADS

Pacolli: Nëse ne fitojmë ju garantoj se në dy vitet e para Trepça do të fillojë të punojë dhe rigjenerojë

20:45 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Në ditën e tretë të fushatës zgjedhore nikoqir për të parë dhe pritur nga afër kandidatë për deputet nga radhët e AKR-së ishte qyteti i Mitrovicës.

I pari që ju uroi mirëseardhje të pranishmëve ishte koordinatori i AKR-së dega në Mitrovicë Nysret Qybreku.

“Këtu sot po e dëshmojmë fuqinë e AKR-së. Nuk ka individ as grup që mund ta shkul këtë respekt dhe dashuri që është kultivu ndaj AKR-së. Dy herë në jetë jam kanë krenar njëherë që i kom thanë po gruas time dhe jo Agim Bahtirit”, ka thënë Qybreku, raporton arbresh.info.

E kandidati për deputet nga PD-ja e cila është në koalicion më AKR-në e NISMA-në, Vesel Neziri , tha se që 20 vite ka vetëm një breg për Mitrovicën.

“Qe 20 vite mbaj një breg se si qytetaret e Mitrovicës dhe Kosovës mos ta lëshojnë Kosovën. Qytetaret tash kanë dy alternativa që të zgjedhin alternativen e Behgjet Pacollit për vende të punës dhe zhvillim ekonomik e mos ta lëshojnë Kosovën”, ka thënë Neziri.

E ritmi i fushatës ndryshon në momentin kur në binë del Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Brohoritje të mëdha nga elektorati brenda sallës së kulturës në Mitrovicë bënë më emocion Pacollin. Para masës ai u shpreh

“Përshëndes të gjithë simpatizuesit që më bëtë me emocion. Mitrovica është zemra e Kosovës. Është zemra e fuqishme e Kosovës por kjo zemër që ishte motori kryesor i Kosovës ka filluar të rrah më ngadalë dhe unë ketë nuk e dua. Trepça është në Mitrovicë dhe Kosova është e lidhur më minierat e saj dhe më mirëqenën e Mitrovicës. Mitrovica është e lidhur më njerëzit punëtor. Këtë duhet t’ja kthejmë Mitrovicës. Ka shumë padrejtësi që ju kanë bë Mitrovicës dhe sot dua t’ju them se këto padrejtësi vijnë nga njerëzit e lig dhe të paditur që kanë udhëheq me politikat deri sot.
Ai që vjen në Mitrovicë dhe bisedon më minatorin duhet të këtë dinjitet. Dhe jo si koleget e mi politikan që e shfrytëzojnë atë vetëm për një herë. E çmoj më zili dhe respekt punën që kemi bërë deri tash e ata janë veteranët e prindërit tanë që shumica kanë shkuar dhe se kanë pa Mitrovicën ashtu siç duhet. Unë çdo gjë që posedoj e kom krijuar vetëm më mund. Ne duhet të ngrisim Trepçën dhe duhet më ja kthyer dinjitetin minatorëve. Stantërgu do të ishte një shembull për rimëkëmbjen e të gjitha minierave në Kosovë që janë ngulfat shkaku i një ligji dhe edhe 20 vite ato s’mund të implementojnë. Ata që vinë të premtojnë për investime në miniera janë rrena dhe fjalë boshe. Ata nuk mund të ja kthejnë dinjitetin Trepçës dhe të investojnë këtu pasi që ata kanë vetëm fjalë dhe jo punë. Ju garantoj që nëse ne do të fitojmë do të rritet zhvillimi ekonomik unë ju garantoj se ne dy vitet e para Trepça ka me fillu më punu dhe me rigjeneru. E vërtet që ne kemi qenë në Qeveri por ne kemi qenë si në një autobus dhe timonin e ka pasur dikush tjetër dhe ne s’kemi mund të veprojmë pasi që ka qenë kundër ideologjisë sime” , ka thënë Pacolli.

E pikërisht nga Mitrovica, Pacolli tha se AKR-ja është liruar nga njerëzit e paditur. Ndërsa tha se nuk i ka bërë as një të keqe Agim Bahtirit.

Ndërsa shtoj se kufijtë e Kosovës nuk do të preken.

“AKR është lirua prej njerëzve të keq e njerëzve të paditur. Ju kujtohet fabrika e kërpudhave por ajo s’ishte asgjë por unë i kom ndihmu. Andaj unë kom ra por prapë jam zgju. Unë sot jam aj që jam fitues. Unë si kam bërë asgjë Agim Bahtirit ndërsa ai bënë deklarata për shkatërrimin e AKR-së. Mitrovica kurrë nuk do të ndahet dhe ajo pjesë andej Ibrit do të bashkohet shumë shpejt. Kufijtë e Kosovës nuk do të lëvizin dhe teksti i Pavarësisë do të implementimet pikë për pikë. Ne kemi një kushtetutë moderne”, shtoi Pacolli.

Kujtojmë se me 6 tetor do të jetë dita kur qytetarët e Kosovës do të votojnë për partin përkatëse./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme