Ministri për Diasporën Edmond Ademi, në takimin e sotëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, Antonio Vitorino, të mbajtur në Gjenevë, theksoi miratimin e Strategjisë së parë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin në diasporë dhe prezantoi katër shtyllat e Strategjisë, si dhe aktivitetet dhe projektet që janë zbatuar tashmë.
“Për më tepër, u hap një mundësi që projektet e reja të përbashkëta të mbështeten nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin që rezulton nga ky dokument strategjik. Baza e bashkëpunimit në të ardhmen është edhe Memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar në maj të këtij viti”, thonë nga kabineti i Ademit.
Nga atje theksojnë se Ministri përgëzoi Drejtorin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin për pozicionin e tij të ri dhe falënderoi për bashkëpunimin dhe ndihmën e ekspertëve të ofruar nga kjo organizatë përmes zyrës lokale në Shkup, gjatë gjithë procesit të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në diasporë./Telegrafi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...