“Jani fol, sepse po të digjet shtëpia”, “Duam të marrim frymë”, “Respektoni planetin tuaj” ishin disa nga thirrjet e aktivistëve të lëvizjes “Premtime për të ardhmen”, të cilët marshuan sot nga Ministria e Mjedisit Jetësor drejt deri para objektit të Qeverisë. Protestuesit kishin 5 kërkesa, në mesin e të cilave edhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme klimatike, në nivel shtetërore. Megjithatë, organizatorët thonë se deri tani as nga ministria dhe as nga qeveria nuk kanë kërkuar që të realizojnë takim për shqyrtimin e kërkesave.
“Protestojmë që të adresojmë krizën klimatike reale e cila po ndodh, dhe e cila na përfshin edhe neve, sepse edhe ne jemi pjesë e këtij planeti, kështu që do të na godasë edhe neve shumë fuqishëm. Kërkesat tona janë rreth asaj që të deklarohet krizë klimatike, njëjtë siç kanë bërë edhe disa vende perëndimore. Të na mundësojnë që të bëjmë ndonjë hap më serioz. Në arsim të prezantohen leksione për ndryshimet klimatike. Të formohet një trup që do të udhëheqë me problemet me krizën klimatike. Të pastrohet sektori energjetik”, tha Nikolla Jovanovski – Lëvizja “ Premtime për të ardhmen”./Alsat/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation