Më 26 shtator 2019, Misioni i OSBE-së në Kosovë përmbylli forumin rinor katër ditor që u mbajt në Hotel International në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë për media nga OSBE në Kosovë, thuhet se forumi rinor mblodhi 90 studentë të juridikut dhe fakulteteve tjera dhe aktivist të rinj nga komunitete të ndryshme etnike dhe fetare. Synimi i tij ishte promovimi i lidershipit dhe aktivizmit rinor për çështje të të drejtave të njeriut në Kosovë, si dhe zgjerimi i vetëdijesimit për çështjet me të cilat ballafaqohet rinia, duke përfshirë pengesat për pjesëmarrjen e tyre në politikë.
“Gjatë forumit u mbajtën tri seanca plenare, punëtori dhe trajnime të shumta, përfshirë edhe Trajnim për Trajnues, si dhe diskutime nga ekspertë rajonalë dhe aktivitete ekipore. Folësit ishin nga organizata ndërkombëtare, Ombudspersoni, OJQ-të, strukturat politike lokale dhe gjyqtarë, dhe reflektuan mbi atë se si organizatat rinore dhe puna rinore mund t’i fuqizojnë të rinjtë që të krijojnë dhe të mbajnë një shoqëri të qëndrueshme demokratike, ku promovohen kulturat dhe identitetet e ndryshme dhe mundësitë e barabarta.
Gjatë katër ditëve të Forumit, u mbajtën seanca dhe ligjërata të ndryshme për shumë çështje të ndërlidhura me rininë në Kosovë, duke filluar nga barazia gjinore, ku u ngritën çështje të rëndësishme përkitazi me gratë dhe të drejtat pronësore, e deri tek pjesëmarrja rinore në proceset politike dhe si institucionet mund të veprojnë si lehtësues. Nën drejtimin e ekspertëve, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime produktive për këto tema nëpër punëtori ndërvepruese të dizajnuara enkas për të inkurajuar dhe nxitur debat dhe inspirim. Krahas kësaj, u mbajtën edhe aktivitete të ndryshme të ndërtimit e zhvillimit ekipor gjatë mbrëmjeve, ku u përfshinë vizitat në lokalitetet kulturore, lojë me birila dhe një koncert me muzikë të gjallë. Të mërkurën, pjesëmarrësit vizituan Novoberdën dhe mësuan për rëndësinë e saj historike dhe nevojën për të ruajtur lokalitetet e trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim.
Në seancën përfundimtare, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, e theksoi nevojën që rinia kosovare të jetë lider në zhvillime. “Për ndryshim të qëndrueshëm, nevojitet mendësi e re. Kjo mendësi e re na vjen nga ju. Puna jonë është të ju dëgjojmë dhe të përpiqemi të lehtësojmë zbatimin e ideve të juaja, si dhe të jemi këtu për ju ndërkohë që përpiqemi t’i rregullojmë dhe t’i lehtësojmë gjërat për të gjithë ne në Kosovë,” tha ai.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të komuniteteve, si dhe demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike. Misioni mbetet i përkushtuar në punën e tij përkrah të rinjve që t’ju ndihmojë të bëhen lider të ndryshimeve pozitive në mjedisin ku jetojnë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...