Google ADS

Venecia: Anulimi i zgjedhjeve cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur

18:57 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Komisioni i Venecias, ka dalë në konkluzionin se anulimi i zgjedhjeve dhe më tej shtyrja e tyre cënoi të drejtën e shtetasve për të zgjedhur.

Në Raportin që tashmë ndodhet në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë por edhe të Presidentit, thuhet se Bojkoti elektoral i subjekteve politike, edhe nëse ata përfaqësojnë një pjesë të madhe të votuesve nuk mund të ndalojë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta.

Përndryshe, këto parti do të fitonin mundësinë/ avantazhin/ levën të pengonin çdo proces zgjedhor. Presidenti thuhet në raport e tejkaloi kompetencën e tij kushtetuese, si fillim duke anuluar zgjedhjet lokale, e më tej duke i shtyrë ato.

Është kompetencë e Kuvendit dhe më tej e Gjykatës Kushtetuese të përcaktojnë se kjo shkelje është e rëndë apo jo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme