Kryetari i Komisionit për mbikëqyrje e monitorimit të komunikimit, Emil Dimitriev, së bashku me kolegët e komisionit, ishin sot në mbikëqyrjen e parë të Agjencisë së re të Sigurisë Kombëtare. Duke vepruar kështu, ata zbuluan se ekzistojnë lëshime që duhet të zbardhen.
“Fokusi kryesor i mbikëqyrjes së sotme ishte transferimi i urdhrave për përdorimin e një mase të veçantë hetimore, “përgjimi i komunikimeve”. Në këtë pjesë ne shikuam të gjitha urdhrat që nga momenti kur agjencia e re filloi të funksionojë. Ne kemi identifikuar një situatë që duhet të kontrollojmë më tej me institucione të tjera, të cilat ne mendojmë se mund të na shtyjnë të informojmë prokurorin publik për këtë situatë. Më pas kemi shikuar në urdhrat që tani janë në funksion, duke i krahasuar ato me regjistrat përmes të cilave këto urdhra u prezantuan dhe në një farë mënyre ne kemi inspektuar se çfarë do të thotë të trashëgosh masën e fundit hetimore “përgjimin e komunikimeve” dhe cila është gjendja aktualisht për sa i përket përgjimit të komunikimeve”, tha Dimitriev.
Ai nuk pranoi të komentojë pretendimet se agjencia punësonte pjesëtarë të partisë, por edhe persona që nuk i plotësonin kriteret.
Drejtori Viktor Dimovski konfirmoi se lista e kandidatëve është bërë dhe komisioni përzgjedhës ka mbajtur 39 mbledhje. Përzgjedhja e personave duhej të përfundonte muajin e kaluar, por ajo po vazhdon ende./Telegrafi/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...