Vullneti i qytetarëve të Kosovës për LDK-në nuk mund të blihet nga përfaqësuesit e “Klanit Pronto”, – tha kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre të vendit, znj. Vjosa Osmani, gjatë një tubimi madhështor në Suharekë.
“Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje me duar të pastra. Përbuzni mashtrimet e “Klanit Pronto” dhe të atyre që bashkëpunojnë me ta, të cilët po provojnë që ta blejnë me para të krimit dhe të korrupsionit besimin tuaj. Përbuzni të tillët, mbylljuani derën, sepse ato para janë të vjedhura nga djersa e popullit”, tha znj. Osmani.
Qytetarët e Kosovës – vazhdoi ajo – jo vetëm që do t’i largojnë nga qeveria ata që e keqpërdorën dhe e shkelën mundin dhe djersën e qytetarëve, por ata do të japin edhe llogari para drejtësisë, sepse LDK-ja nuk do ta amnistojë askënd para ligjit.
Po ashtu, znj. Osmani tha se për të dhe për LDK-në nuk ka asgjë më të shenjtë, sesa beteja për ta shkapur shtetin nga ata që themelet i kanë në krim dhe në korrupsion. Duke folur për akuzat e kundërshtarëve politikë, ajo pohoi: “Kur them kurrë me PDK-në, ajo mbetet kurrë me PDK-në. Qytetarët e Kosovës besojnë në shtëpinë e vetme politike, që i ka dalë zot këtij vendi kur ka qenë në rrezik dhe ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës”, vazhdoi zonja Vjosa Osmani.
Duke e përmbyllur fjalimin e saj, që është përcjellë me ovacione të shumta të pjesëmarrësve, znj. Osmani theksoi se LDK-ja është më të bashkuar dhe më unike se kurrë, për të shënuar fitore sikurse në vitin 2004.
Në këtë tubim foli edhe nënkryetari i LDK-së, z. Lutfi Haziri, i cili adresoi kritika për ata që po provojnë ta blejnë vullnetin e qytetarëve duke aluduar në kreun e PDK-së, Kadri Veselin.
“Ai tipi që e ka hequr sakon e i ka përvjelë mëngët, pse nuk i ka përvjelë qe 20 vjet. Mbajeni mend, kemi me ua nxjerrë ato duart nga kuleta e popullit, sepse e kanë tepruar”, tha z. Haziri.
Ndërsa, kryetari i Degës së LDK-së në Suharekë, z. Ardian Shala, theksoi se Theranda ishte dhe do të mbetet kala e fuqishme e LDK-së, e me kryeministren Vjosa Osmani do të forcohet dhe do të shkëlqej.
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...