Google ADS

Në Lezhë nuk ekzistojnë udhërrëfyesit për turistët, asnjë guidë e çertifikuar

17:28 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Në Lezhë nuk ka asnjë guidë të certifikuar për turistët. Ky rol është kryer ose nga individë privatisht ose nga udhërrëfyes të vetë grupeve, por jo nga ata që vërtetë kanë njohuri për historinë dhe resurset e zonës.

Këta vizitorë që do eksplorojnë Lezhën duhet të marrin me vete edhe udhërrëfyesit turistik.

Është ndoshta qyteti me më histori e resurse por nuk ka asnjë guidë të certifikuar.

Udhërrëfyesit turistik janë një mangësi, thotë drejtori i turizmit në këtë bashki Ardian Laçi.

Kështu vlerat e zonës nuk marrin vëmendjen e duhur.

Nevojën që Lezha të ketë udhërrëfyesit e saj lokal e kërkojnë dhe operatorët turistike apo drejtuesit e arsimit profesional.

Petrit Kurbini është një emigrant i kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka zgjedhur për t’u bërë një udhërrëfyes turistik duke qenë i gatshëm për të operuar shumë shpejt.

Me kalimin e sezonit vendorët duket se janë njohur me pasojat e kësaj mungese. Ndaj njoftojnë se do të ngrihet kursi dhe brenda pranverës do të certifikohen udhërrëfyesit e parë.

Probleme me guidat nuk ka vetëm Lezha. Edhe zona të tjera shfaqin mangësi apo mediokritet në këtë drejtim.

Shumë turistë apo grupet nga vendet e ndryshme vijnë me udhërrëfyes më vete./ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme