Google ADS

Komuna e Ohrit fillon rrënimin e platformave ilegale

16:42 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Nga Komuna e Ohrit informojnë sot se ka filluar largimi i platformave ilegale nga objektet hotelerike, të cilat janë të vendosura në fund të bregut të Liqenit të Ohrit në vendin “J’no” deri tek vendbanimi “Kaneo”.

Disa nga pronarët e objekteve hotelerike të cilët ishin të informuar më herët kanë angazhuar vetë ekipe për largimin e objekteve.

Rrënimi është në përputhje me procedurat e planit aksionar pas rekomandimeve të Komitetit për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe natyrore botërore të UNESCO-s.

Nga komuna informojnë se gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës inspektorët komunal do kryejnë kontroll të aktiviteteve për largimin e platformave./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme