Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala kanë përuruar asfaltimin e Zonës Ekonomike në Suharekë, që është kompletimi i infrastrukturës dhe funksionalizimit të kësaj zone.
Zëvendëskryeministri Limaj ka thënë se ky është një premtim i para dy viteve që përmbushet.
Limaj ka thënë se bizneseve të Suharekës po iu krijohen kushte për ta ushtruar veprimtarinë dhe njëkohësisht kjo zonë po bëhet bosht i punësimit dhe zhvillimit.
“Është e disata herë që e vizitoj këtë park të Suharekës dhe kam dhënë premtim se do ta ndihmoj dhe do ta mbështes këtë park për kompletimin e infrastrukturës dhe se para dy viteve e kemi dhënë një premtim se do ta kompletojmë të gjithë infrastrukturën që iu duhet kompanive këtu. Këtu janë mbi 70 biznese, ndërmarrje të vogla të mesme dhe dalëngadalë po kthehen në bosht të punësimit dhe zhvillimit ekonomik të Suharekës. Shteti e ka për obligim që t’iu krijojë infrastrukturë fizike në mënyrë që bizneset të fokusohet për investime në teknologji dhe në rritje të punësimit”, ka thënë Limaj.
Ndërsa ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se kjo zonë ekonomike për dhjetë vjet ishte harruar nga dora e shtetit.
Ministri ka thënë se përfundimi i zonës ekomomike mundëson zhvillimin dhe rritjen e bizneseve.
“Unë sot bashkë me zv/kryeministrin Limaj jemi në vizitë në këtë zonë ekonomike, që për dhjetë vjet ka qenë e harruar nga dora e shtetit dhe premtimi i zv/kryeministrin Limaj është realizuar. Kjo zonë ekonomike është funksionale me të gjithë infrastrukturën përcjellëse që ta kenë më të lehtë bizneset të operojnë. Jemi në një zonë ekonomike që i ka 160 hektarë në dispozicion për bizneset e Suharekës dhe janë investuar 2.6 milionë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Tashmë kjo zonë është funksionale për operim dhe njëkohësisht ashtu siç e kam thënë jemi duke investuar edhe në 3 zona tjera ekonomike, që bizneseve t’iu krijojmë kushte”, ka thënë ministri Shala.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës