UPZ lidh marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror dhe atë Evropian të Tiranës

14:44 | 27 Shtator 2019
Arbresh.info

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tiranës dhe Universitetin Evropian të Tiranës.

“Universitetet do të zhvillojnë bashkëpunim në fushën e arsimit, kërkimit dhe fushat e tjera të interesit të dyanshëm, të vendosin projekte kërkimore dhe të kryejnë raportet e përbashkëta, të përfshijë punonjës akademik nga pala tjetër në aktivitete kërkimore, të organizojnë së bashku kërkime akademike rreth temave të përcaktuara më parë, shkëmbejnë informacione akademike, organizojnë kurse të përbashkëta afatshkurta dhe me afat të gjatë, seri leksionesh mbi tema të përcaktuara më parë, të shkëmbejnë eksperienca rreth procesit të mësimdhënies dhe metodave në mënyrë që të përmirësohet eficenca e studimit, të shkëmbejnë studentë për kurse apo praktika, etj.”

“Palët mund të organizojnë programe diplomimi për specialistë dhe për diploma masteri, dhe gjithashtu borde vlerësimi të rëndësishme për përgatitjen dhe mbrojtjen e disertacionit të doktoraturës. Mund të shkëmbejnë anëtarë të fakulteteve për studimet e post-doktoraturës sipas parimit të reciprocitetit”, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ismet Temaj, e ka vlerësuar lartë arritjen e këtyre marrëveshjeve, duke theksuar se do të shkojnë në funksion të arritjes së objektivave për bashkëpunim konkret me universitetet në regjion dhe më gjerë.

Po ashtu edhe kolegët nga Shqipëria e vlerësuan lartë arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe theksuan se ky bashkëpunim shkon në kuadër të arritjes së interesave të përbashkëta në fushën e arsimit të lartë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme