Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, sot ka mbushur 27 vjet dhe natyrisht se urimet më të veçanta i ka marrë nga bashkëshortja e tij, Leonita.
Çifti i famshëm është në pritje të fëmijës së parë, andaj në imazhet e shpërndara nga gruaja e yllit të Arsenalit, nuk kanë munguar edhe pozat e përbashkëta gjatë shtatzënisë.
“Urime ditëlindjen gjithçka e imja, të duam që të dy”, është mbishkrimi i njërës prej fotografive.
Në ndërkohë, në profilin e Leonitës në InstaStory, ajo ka publikuar fotografi të shumta me partnerin e saj, duke e uruar dhe duke ia shprehur dashurinë.
Graniti dhe Leonita pritet të bëhen prindër gjatë muajit tetor, ndërsa futbollisti ka paralajmëruar se do të marrë pushim nga futbolli për t’i qëndruar pranë gruas së tij.
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?