Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka folur për mënyrën se si ka rrjedhur procesi i çështjes së Asociacionit.
Selmanaj ka pohuar që nëse kërkohet të materializohet marrëveshja e realizuar, ajo do të bëhet në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese.
”Dardan Molliqaj ka konstatime të gabuara ndaj asaj që unë them. LDK asnjëherë nuk thotë që ne do ta bëjmë asociacionin qysh ju po mendoni. Ti po e mendon në Asociacionin qysh ti don me e mendu”.
”Ne kemi ka pasur një marrëveshje politike ajo është realizuar dhe ka një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese. Nëse kërkohet me u materializu një marrëveshje e tillë, ajo do të bëhet në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”.
Ai në Zonën Zgjedhore foli edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, ndërsa tha se prioritet i LDK-së në procesin e radhës do të jetë kthimi i të gjitha raporteve bilaterale në nivel reciprociteti, njofton Klan Kosova.
”Për LDK-në dialogun e ardhshëm me Sebrinë, përpjekja jonë do të jetë që të gjitha çështjet që lidhen me raporte bilaterale të kthehen në nivel reciprociteti – deri në njohjen reciproke”.
”Ne kemi ardhë në pushtet në 2014 dhe nuk e them unë por shumë raporte ndërkombëtare flasin edhe për stabilitet financiar dhe përmirësim të ambientit të të bërit biznes në Kosovë dhe mund të konsiderohet që Qeveria Mustafa është një nga qeveritë më të mira që ka pasur Kosova ndonjëherë”.
”Por që nga dita e parë ajo nuk ka mundur të punojë në rrethana normale për shkak të jush. E për shkak të që kemi bërë punë të mirë në atë kohë ajo qeveri është rrëzu. Jo për shkak të këtyre temave sepse këto janë pretekste pasi Demarkacioni përsëri kaloi”.
Qeveria mban mbledhje elektronike, merr dy vendime
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...