Ky fundvit duhet të ketë periudha më zemërthyese e këngëtares – meqenëse jeta e saj romantike përjetoi shumë vuajtje. Nje martesë që përfundoi me divorc dhe një lidhje që përfundoi ende pa kaluar mirë një muaj. E gjithë kjo brenda një viti!
Më shumë detaje kanë dalë rreth asaj se përse përfundoi lidhja e Miley Cyrus dhe Kaitlynn Carter — dhe kush i dha fund asaj.
People dhe E! raportojnë që Milëy ishte ajo që i dha fund lidhjes, sepse e gjitha ndodhi shumë shpejt. Të dyja, Cyrus dhe Carter sapo kishin dalë nga martesat e tyre.
“Miley nuk dëshiron një lidhje serioze,” i tha një burim revistës People. “Ajo dhe Kaitlynn kaluan çdo ditë së bashku, dhe thjesht nuk ishte dicka që Miley dëshironte të vazhdonte të bënte. Ajo dëshiron të përqendrohet në karrierën e saj. ”
Gjatë lidhjes së tyre një-mujore, Cyrus dhe Carter shkuan në pushime së bashku, shkuan në Javën e Modës në New York së bashku dhe me sa duket u zhvendosën në të njëjtën shtëpi të Los Angeles.
People, revista e cila dha lajmin e ndarjes po ashtu raportoi se dyshja kanë mbetur mike të mira.
“Ata janë mike që një kohë shumë të gjatë dhe kanë qenë aty për njëra tjetrën kur martesat e tyre përfunduan, por nuk janë më në një lidhje romantike,” – përfundoi burimi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...