Lluka: Termocentrali i ri e mbyll Kosovën A, çdo investim në energji reflekton në rritjen e çmimit

23:05 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka ka folur rreth ndërtimit të Termocentralit Kosova e Re.

Ai është shprehur se nuk dihet nëse ndërtimi i këtij termocentrali do të ndikoj në rritjen e çmimit të energjisë, por çdo investim sipas tij në sektorin e energjisë reflekton në kosto të tarifave.

“Së pari sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike nuk e dimë sa. Për arsye se nuk e dimë koston e ndërtimit dhe financimit, por kjo merret vesh në dhjetor. E dyta, asnjë investim në sektorin energjetik që vjen nuk ndodh pa kosto. Të gjitha reflektojnë në tarifat energjetike”, tha Lluka për lajmi.net.

Lluka është shprehur se para se të pyesim pse të ndërtohet termocentrali duhet të pyesim cila është kosto e mos-ndërtimit të këtij termocentrali, pasi sipas tij bizneset kanë humbje të mëdha si shkak i energjisë elektrike.

Ai tha se edhe mungesa e investitorëve të huaj është si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme