Si pasojë e problemeve në mbrojtje, Juventusi ka shfaqur interesim për të nënshkruar me mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj.
Bazuar në një raport së fundmi nga Calciomercato, “Zonja e Vjetër” ka kthyer vëmendjen e futbollisti i kombëtaresh shqiptare për shkak të problemeve me linjën në mbrojtje, transmeton portali arbresh.info.
Pas lëndimit të Mattia de Sciglios, Maurizio Sarri ka humbur për një periudhë të gjatë edhe Danilon dhe si pasojë e kësaj kampioni është detyruar të shfaq interesim për shërbimet e mbrojtësit të Napolit.
Juventusi besohet se është i gatshëm për t’i ofruar rreth 20 milionë euro rivalit në Serie A gjatë merkatos së muajit janar të transferimeve.
Sarri ka punuar së bashku me mbrojtësin shqiptar gjatë kohës së tyre në Napoli.
Largimi i Hysajt nga Napoli është përmendur gjatë gjithë verës, por në fund 25-vjeçari vendosi për të vazhduar qëndrimin në klub./arbresh.info/
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...
Ministria e Kulturës kundërshton Komunën e Prishtinës: Pjesa...