Google ADS

Pacolli flet për personat që u larguan nga AKR

22:12 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka folur për shumë persona të afërt që i janë larguar partisë së tij ndër vite. A i ka mbetur Pacollit hatri nga ndonjëri prej atyre që e lanë?

Kryetari i AKR’së ka shpejguar se si ka qenë ndarja me shumë zyrtarë të lartë të kësaj partie që janë larguar nga AKR’ja.

“Më mbet hatri vetëm që nuk ka funksionu vetëdija te ta. Pasi hymë në Kuvend dhe i morën 14 ulëse, 3-4 u larguan. Secili ka thënë se nuk janë të kësaj ideologjie. Cila ideologji iu duhet përvec asaj liberale. Kurrë s’kam marrë vendime pa u konsulltu . Jep e pas 10 vjete vjen edhe i thua se s’të jap më, ata kthehen te tjetri”, ka thënë Pacolli.

“Më ka mbetur hatri te ajo që nuk është ngritur vetëdija. Për asnjërin s’më ka mbetur hatri”, ka thënë Pacolli.

Ndërkaq ai ka folur për tri largimet e fundit nga AKR’ja; ish-ministrja e Mjedisit, Albena Reshitaj, ish-deputeti Labinot Tahiri dhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirin.

“Te ministrja (Albena Reshitaj), ka qenë e vshtirë të hiqet një ministre por unë e kam kërkuar unë. Në atë storje nuk ka qenë vetëm ajo . Ka qenë një favor tepër i madh që ia ka bërë Agim Bahtirit, që e ka sjell në këtë nivel”, është shprehur ai.

“Agim Bahtiri ka qenë me mua në Vushtrri dhe ka folur për AKR’në. Të nesërmen kur e kam telefonuar, më është përgjigjur asistentja e tij. E mora vesh se kishte kaluar në Vetëvendosje”, ka thënë Pacolli në Pressing.

“E njëjta me Labinot Tahirin. A e din cfarë harmonie kemi në parti tani”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme