Pacolli: Fabrikën që e premtoi Bahtiri, e ndërtova me fonde të mia

21:40 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

Kreu i AKR’së dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e koalicionit Nisma-AKR-PD, Behgjet Pacolli, ka thënë se fabrikën e kërpudhave e ka ndërtuar vet Pacolli.

“Unë kam bisedu me Bahtirin dhe nuk e përjashtoj se kam qenë më tepër se që duhet i impresionuar nga ai. Bahtiri ka folur për mijëra vende të punës dhe unë nuk kam mundur si i tillë me thanë po ose jo” është shprehur Pacolli.

Ai tha se premtimet e Bahtirit i ka financuar vet Pacolli me fonde të veta në tokën e Agim Bahtirit.

“Unë kam qëndru mbrapa tij, si rezultat i premtimeve, unë sot kom ndërtu me fonde të mijat kam ndërtu një fabrikë të kërpudhave në tokën e Agim Bahtirit”, ka thënë Pacolli.

Pacolli sqaroi se fabrikën që premtoi Bahtiri se do ta ndërtonte, e ndërtoi Mabetex’i i Pacollit.

“Fabrikën e Bahtirit e ka ndërtu Mabetex’i”, përfundoi Pacolli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme