Google ADS

Schwarzenegger: Trump zgjohet në mëngjes dhe thotë ‘dua të jem si Arnoldi’

21:28 | 26 Shtator 2019
Trina Galanxhi

Aktori i njohur Arnold Schëarzenegger që më vonë ktheu karrierën e tij në politikë, dikur kishte fituar një garë të ashpër kundër një kundërshtari të besueshëm.

Në disa mënyra, aktori dhe Donald Trump ngjajnë, transmeton portali arbresh.info

Kjo shumë u bë e qartë sot në Festivalin e Atlantikut në Uashington, D.C., ku Schëarzenegger, në një intervistë me Jeffrey Goldberg të The Atlantic, nuk mund t’i rezistonte shansit për të folur për presidentin.

“Unë mendoj se ai është i dashuruar në mua”, tha Schëarzenegger. “ Të jem më i qartë, besoj se ai kur zgjohet në mëngjes thotë ‘dua të jem si Schwarzenegger’”.

“Lufta” e Schëarzenegger me presidentin nisi në fillim të vitit 2017, kur ish-ylli i Terminator mori përsipër zëvendësimin e Trump në The Celebrity Apprentice, i cili u riemërtua me vend.

Të nesërmen pas shfaqjes, Trump në Mëngjesin e Lutjeve Kombëtare tha ‘ po lutem për Arnoldin’.

“Unë nuk mendoj se ai është i lumtur me jetën e tij”, tha aktori gjatë një interviste të fundit.

“Mendoj se ai dëshiron që të ngjajë me mua. Ai dëshiron të jetë i madh, mashkullor, muskuloz…dhe të gjithë gjërat e mira që kam unë”, tha aktori.

Për të qenë e qartë, cilësitë e Schwarzenegger-it rreth Trump janë më shumë sesa disa pështjellime të vogla personale.

Ai është një ndër republikanët e rrallë që kritikon Presidentin Trump për një mori çështjesh.

Duke diskutuar sulmet e herëpashershme të Trump drejt aktorit, Schwarzenegger tha se ‘nuk ia ndien fort’.

“Presidentin duhet ta marrim  me një sens humori”, tha ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme