Marrëveshja duhet të përfundojë me njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, thotë Cakaj

20:22 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

“Lidhur me situatën e brendshme në Shqipëri bashkërisht nënvizuam nevojën për të pasur një dialog gjithëpërfshirës për reformën elektorale në përputhje me rekomandimet e OSBE/ ODHIR. Kjo është thelbësore për të përmirësuar edhe më tutje cilësinë e sistemit elektoral dhe, rrjedhimisht, demokracinë në Shqipëri në përgjithësi.” – u shpreh Ministri Cakaj në një reagim në Facebook.

Sa i përket çështjeve rajonale Ministri Cakaj u shpreh se pas Marrëveshjes së Prespës, çështja themelore në rajon është arritja e marrëveshjes përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

“Marrëveshja duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.”- theksoi Cakaj.

Gjatë takimit të dy bashkëbiseduesit u ndalën gjithashtu, në bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së, si një angazhim të rëndësishëm në kuadrin e bashkëpunimit shumëpalësh.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë referenca e patjetërsueshme politike e diplomatike e Shqipërisë.”- përfundoi statusin e tij Cakaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme