Ronaldo rikthehet në stërvitje te Juve

19:23 | 26 Shtator 2019
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo është rikthyer në stërvitje te skuadra e Juventusit.

Ronaldo mungoi në fitoren 2 me 1 të Juves në Brescia për shkak të një problemi në kofshë, por klubi i tij ka konfirmuar pasditen e sotme (e enjte) se sulmuesi ka punuar në formë normale me skuadrën e parë, transmeton portali arbresh.info.

31-vjeçari e ka nisur sezonin e ri me dy gola në Serie A, por ka humbur titullin si Lojtari më i Mirë nga FIFA ndaj rivalit në Barcelonë – Lionel Messit.

Siç qëndrojnë gjërat, ai do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të “Zonjës së Vjetër” këtë të shtunë kundër SPAL-it.

Ndërkohë, Alex Sandro nuk është stërvitur me skuadrën dhe Juve ka thënë se kjo ka ndodhur për “arsye familjare”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme