Google ADS

Haradinaj thotë se Vuçiq vazhdon të vajtojë që s’po ndodh ndarja e Kosovës

18:13 | 26 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një konferencë për media, pas vizitës së tij zyrtare në SHBA.

Ai ka thënë se ka shkuar atje për t’i qartësuar pozicionet e Kosovës.

“Qëndrime të qarta, më të njohura dhe respektume kundër lëvizjes me kufi dhe ndarjes dhe ka qenë më rëndësi me qenë atje, meqenëse edhe presidenti Vuçiq edhe Serbia janë jashtëzakonisht aktiv, njëkohësisht ka qenë me rëndësi të flasim për pamundësinë Kosova me u adaptua në një model si Bosnja në të ardhmen”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se nuk ka pasur takim me palën serbe dhe nuk është takuar me presidenten Hashim Thaçi por që është takuar zëvendësndihmës Sekretarin, Matthew Palmer dhe përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, raporton arbresh.info.

“Unë nuk kam pas takime me palën serbe nuk e kam takuar as presidentin Thaçin por kam takuar dy adresa zotin Palmer dhe Heusgen që është i afërt me kancelaren Merkel me qartësua gjendjen aktuale dhe atë çka shkon ma tutje, detajet janë çështjet të takimit punës por është tepër me rëndësi sepse tash një vit ka mundur me i nxënë në vepër pikërisht ata që provuar me nda Kosovën, kam shkuar me ju tregu që ende jemi këtu”, ka thënë tutje ai.

Kryeministri në detyrë ka thënë se presidenti Vuçiq vazhdon të vajtojë që nuk po ndodh ndarja e Kosovës dhe e quajti të gabuar logjikën e tij për pengimin e Kosovës duke shtuar se ai në fakt është duke penguar zhvillimin e Serbisë.

“Gabim është drejtimi që ka marr Vuçiq, ai ende po vazhdon me vajtuar që s’po ndodh ndarja e Kosovës ku kishim pas me ja dhënë 950 hektarë e ai me na i propozuar ndonjë hektarë. Ideja se na duhet të marrim njohjen duke dhënë diçka ende është në tavolinë, në mundemi me kthyer tregun, pra taksa mu hekë me njohje, por është gabim logjika e zotit Vuçiq, pengimi i Kosovës. Në fakt ai nuk është duke penguar Kosovës por Serbinë, ai nuk ka me mund me ec përpara vendin e vet drejt BE-së apo ndonjë zhvillimi tjetër duke pengu Kosovën këtë ja kanë bë me dije në Berlin , New York”.

Haradinaj tutje tha se ka paralajmërime potenciale për njohje nga vende të mëdha ndërsa ndarja nuk është rrezik më për Kosovën./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme