Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, liderët aktual dhe ish-liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë unanime thonë se Maqedonia e Veriut e meriton nisjen e bisedime me BE-në dhe se secili vendim tjetër do të jetë negativ për rajonin.
“Për të ardhmen e Ballkanit kam përgjigje pozitive: Ballkani po ecë në drejtim të mirë, dhe kjo është рруга që çon drejt BE-së dhe NATO-s. Ballkani është pjesë përbërëse e Evropës”, tha kryeministri Zaev në debatin ‘E ardhmja e integrimeve euroatlantike: Ka po shkon Ballkani Perëndimor’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zaevi në debatin ku merrnin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor tha se vendet e Ballkanit po avancojnë dhe po punojnë që të jenë pjesë e BE-së dhe në këtë mënyrë i pranojnë vlerat demokratike evropiane.
Liderët e pranishëm ishin Ektarina Zakharieva, ish kryetarët e Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe Petar Stojanov, ish kryeministrja dhe kryetari i Kroacisë, Jordanka Kosor dhe Ivo Josipoviq, dhe ish kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zlatko Lagmuxhija.
Zaev, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, tha se Maqedonia e Veriut nuk ka çështje të hapura me fqinjët dhe kjo e bën Maqedoninë vend i vetëm në rajon pa konteste të hapura.
“Të gjitha pjesëmarrësit e debatit ishin unanimisht në qëndrimin e anulimi i datës për bisedime për Maqedoninë e Veriut do të dërgojë mesazh negativ për gjithë rajonin dhe se një vendim i tillë seriozisht heq motivimin për vendet e Ballkanit që të vazhdojnë ta mirëmbajnë dhe përforcojnë trendin e mirëmbajtjes së stabilitetit, përforcimit të demokracisë”, thuhet në njoftimi i shërbimit qeveritar për shtyp.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...