Me flamuj nëpër duar dhe me brohoritje qytetarë të shumtë sot u tubuan në tetarin e qytetit në Ferizaj për të pritur dhe parë nga afër kandidatët për deputetë të Aleancës Kosova e Re.
Interesimi i madh i simpatizuesve të AKR-së bëri që salla e tetarit të stërmbushet dhe të mbesin në këmbë një numër i madh i tyre, raporton arbresh.info.
I pari që hapi fushatën në Ferizaj, ishte Ibrahim Hyseni, koordinator i degës së AKR-së në Ferizaj.
Ai prezantoi para të pranishmeve dy kandidatët e tyre për deputetë nga Ferizaj.
“Dega e AKR-së në Ferizaj ka deleguar dy kandidatë për Kuvendin e Kosovës. Ata janë Ekrem Mustafa dhe Sadat Ismaili. Kërkoj që të votoni këta dy kandidatë, por edhe Behgjet Pacollin pasi që ai është i vetmi person që u ndihmoj njerëzve”.
E mysafir në Ferizaj ishte edhe kryetari i PD-së Ferid Agani njëherësh edhe partner i koalicionit NISMA-AKR-PD.
Ai ftoi ferizajasit që të votojnë ndershmërinë e jo arrogancën. Ndërsa tha se koalicioni NISMA-AKR-PD është ai që do ja kthej shpresën qytetarëve.
“Më lejoni t’ju uroj zgjedhjet e 6 tetorit. Uroj të jen zgjedhje fitimtare për koalicionit tonë. Ju ftoj të votoni ndershmërinë dhe vlerat e koalicionit ton dhe jo arrogancën e atyre që mundohen të hutojnë popullin e dëshpëruar vetëm që të marrin pushtetin duke keqpërdorur pozitat e tyre. Kësaj here duhet të jemi më të vëmendshëm dhe të kemi kujdes kënd e votojmë. Koalicioni jon jemi mbledh për të treguar kuadrot më të mirë si garancë që premtimet tona zgjedhore do të realizohen”.
E ata që janë të zhytur në korrupsion nuk mund ta luftojnë atë tha kandidati për deputet nga AKR-Islam Pacolli.
Sipas tij AKR e Behgjet Pacolli janë shpresa për qytetarët e vendit.
“Sot është një ditë e veçantë s’ka nevojë të flasim shumë fjalë. Ata që e luftojnë korrupsionin jemi ne. Për asnjë kusht s’do e lëshojmë korrupsionin. Ata që nuk e zhvatin këtë vend dhe e ngrisin zhvillimin e Kosovës është AKR dhe Behgjet Pacolli. Kurrë dikush që është i zhytur në korrupsion nuk mund e lufton korrupsionin. Mos dëgjoni shumë demagogji pasi ata që flasin shumë s’kanë bë punë. Behgjet Pacolli është një njëri dhe biznesmen i suksesshëm por edhe ne politik ka bërë mjaftë. NiSMA-AKR-PD janë bashku për të çu Kosovën përpara. Ju kisha lutë të gjithëve nga dita e sotit të japim verdiktin tonë dhe të dalim fitues. AkK më këtë koalicion do ta formoj qeverinë”.
E zëvendëspresidenti i AKR-së Vesel Makolli para simpatizuesve të Ferizajit shpalosi mesazhin e Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli i cili për shkak të agjendës nuk ishte i pranishëm.
Makolli tha se Behgjet Pacolli nuk është politikan, por burrështetas.
Kurse tha Kosovën nga kjo katrahurë mund ta nxjerr vetëm Behgjet Pacolli.
” Jemi të lumtur që në krye të partisë sonë qëndron një burrështetas e jo një politika. Për shkak se ka qenë në një vizitë zyrtare në SHBA Behgjet Pacolli nuk ka mujt më ardh këtu pasi që para një ore ka mbrri në Kosovë. Ju e din që Presidenti Pacolli përveç që është humanist është edhe ndërmarrës. Ai ka bë një plan që mbështet në shtyllat e shtetit. Ju e dini që më një rritje prej 2% të zhvillimit ekonomik nuk mundemi më ba vende të reja pune dhe po e marrin rrugën e largët. Fajtor përjetë janë ata që kanë qeverisë deri tash për këtë gjendje. Edhe ne kemi qenë në Qeveri, por kemi pasur nunra pak dhe s’kemi mund të vendosim për të ardhmen e popullit tonë. Kërkoj të votoni atë që punon për popull dhe që do të na nxjerr nga kjo katrahurë dhe ai është Behgjet Pacolli. Ju e dini se arsimi është në gjendje të mjerueshme. Ne jemi ata që më program do ta përmirësojmë arsimin. Kosovën nga kjo katrahurë mund ta nxjerr vetëm Behgjet Pacolli me programin e tij për zhvillim ekonomik”.
Kujtojmë se fushata zgjedhore është hapur dje, ndërsa do të përmbyllet më 4 tetor./arbresh.info/
Fitorja e Trumpit ndikoi edhe në çmimin e naftës
Çfarë do të thotë fitorja e Trumpit për dialogun Kosovë-Serb...
Serbia dëbon dy zviceranë, bënë me duar shqiponjën
“Foto e ditës”, Edi Rama shfaqet pranë liderëve të Turqisë, ...
Besforti dhe Xuxi diskutojnë rreth zarfit të zi: Për neve ës...
Shumë oferta për Lindon Emërllahun, spikasin klube si Hajduk...