Federata e Futbollit të Kosovës ka marrë përgjigje nga FIFA në lidhjet me ankesën e tyre të shtruar te zyrat e kësaj të fundit në lidhje me ndeshjet e klubeve serbe në veri të Kosovës.
Në një letër nga Mattias Grafstrom, zëvendës-sekretari i përgjithshëm i FIFA-së, klubet serbe kanë të drejtë të luajnë të territorin tonë, shkruan portali arbresh.info.
Fillimisht, Grafstrom kërkon falje për përgjigjen e vonuar duke uruar më pas presidentin Agim Ademi për suksesin e kombëtares sonë në ndeshjet e fundit. Por, më pas përmendet paragrafin 107 në statutin e FIFA-së me anë të së cilit u lejohet klubeve serbe të luajnë në pjesën e lartpërmendur të territorit të Kosovës.
“Fakti që disa klube në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën udhëheqjen e Federatës së Futbollit të Serbisë nuk dëmton autoritetin e përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës në terrorin e saj, i cili tregohet nga aplikimi për anëtarësim i FFK-së”, thuhet ndër tjerash në letrën e kthyer nga zyrtari i FFIA-së.
Tutje, Mattias Grasfstrom u ka sugjeruar Federatës së Futbollit të Kosovës për të tërhequr kërkesën e shtruar në mënyrë që ndeshje mes Trepçës dhe Crvena Zvezdës të zhvillohet.
Takimi mes dy skuadrave luhet më 5 tetor./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?