Presidenti i Klubit Frankofon të Kosovës, Rrahim Pacolli ka shprehur mirënjohjen ndaj presidentit tashmë të ndjerë francez Jacques Chirac.
Mes tjerash Pacolli ka përmendur edhe takimin mes presidentit historik Ibrahim Rugova dhe atij francez, ku ky i fundit mori vendim për të marrë pjesë në fushatën bombarduese ndaj Serbisë.
Ky është shkrimi i tij i plotë:
Sot u nda nga jeta një mik i madh i Kosovës.
Ish presidenti francez Jacques Chirac na doli në ndihmë në kohë të vështira.
Ishte pikërisht presidenti i atëhershëm Ibrahim Rugova që bindi homologun e tij francez në takimin që u zhvillua në Champ Elysee se ndaj popullatës shqiptare në Kosovë kishte represion dhe spastrim etnik nga pushteti i Sllobodan Millosheviqit.
Chirac pas kësaj mori vendim që Franca të përfshihet në fushatën bombarduese kundër Serbisë, që përfundoi me çlirimin e Kosovës.
Përjetësisht falënderues për këtë njeri të madh. RrP
Berisha pas lirimit të Gogajt: U konfirmua se vrasja ndodhi ...
Maqedonci: Kosova ka mbështetjen e të gjithë partnerëve për ...
Tashmë e konfirmuar, Serie A merr vendimin për shtyerjen e n...
Maqedonci: Ushtarët asnjë ditë nuk kanë mbetur pa ushqim, as...
Arrestohen dy persona për zjarrëvënie të veturës në Ferizaj
Lirohet nga burgu Shaban Gogaj, i dënuar për vrasjen e Agoni...