Me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të enjten se Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj.
“Vdekja e ish-presidentit të Francës, Jacques Chirac, është humbje e madhe, jo vetëm për Francën, por për të gjithë njerëzimin. Presidenti Chirac ishte mik i madh i Kosovës dhe popullit të saj. Ne i jemi mirënjohës Presidentit Chirac për përkrahjen e madhe që i ka dhënë Kosovës dhe besojmë se partneriteti mes Kosovës dhe Francës, i forcuar gjatë udhëheqjes së tij, do të vazhdojë të thellohet mes dy vendeve e popujve tanë”, ka thënë Mustafa.
“Në këto momente, ndajmë dhimbjen me familjen Chirak, shtetin e Francës dhe popullin mik francez”, tha Mustafa. /arbresh.info/
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit