Ditë më parë në mediat serbe është raportuar se kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka bërë ofertë Serbisë që të ndërtojë në territorin e saj fabrikën e gjigantit gjerman ‘Volkswagen’ në këmbim të njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Lidhur më këto raportime ka folur sot kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në një intervistë për Pink. Ajo ka thënë se Gjermania asnjëherë nuk ka ofruar dhe nuk do të bënte një ofertë të tillë.
“Të gjithë në botë sot e dinë se gjëra të tillë kurrë nuk do të na ofroheshin. Unë thash që Kosova nuk është në shitje për ne”, ka thënë Brnabiq, transmeton Gazeta Express.
Ndër të tjera kryeministrja serbe ka thënë se konflikti i ngrirë në mes dy shteteve i kontribuon destabilizimit të mundshëm.
Ndërkohë për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor, Brnabiq ka thënë se është e qartë që kushdo që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve, do t’i bëhet presion për të hequr taksën dhe për të vazhduar dialogun.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...