Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka lënë të kuptohet se është i interesuar në postin e trajnerit në Manchester United, duke theksuar se është ëndërr e çdo trajneri ta drejtojë gjigantin anglez.
Duke folur në rolin e ekspertit të futbollit në beIN Sports, Wenger nënvizoi se “Djajtë e kuq” mund të sfidojnë për tituj, por vetëm pasi t’i kenë afruar disa përforcime në skuadër, për të cilat kanë nevojë, transmeton Gazeta Express.
Unitedi e ka nisur dobët sezonin e ri 2019/20 në Premierligë, duke i grumbulluar vetëm tetë pikë në gjashtë ndeshjet e para, gjë që e ka rritur presionin ndaj trajnerit Ole Gunnar Solskjaer.
“Manchester United është ëndërr për çdo trajner. Të paktën, për çdo trajner që ka guxim dhe vetëbesim. Sipas mendimit tim, (Unitedi) ka nevojë për katër lojtarë të formacionit të parë. Por, përveç atyre lojtarëve, unë e shoh një skuadër që është në gjendje të sfidojë për tituj. Nuk janë aq larg sa njerëzit mendojnë”, ka thënë Wenger.
“Ky ekip nuk ka strukturë të lojës, model sesi të bëjë presion. Unitedi e ka një ekip, i cili duhet të trajnohet dhe zhvillohet. Siç kam thënë, i duhen vetëm katër lojtarë për të sfiduar”, shtoi ai.
I pyetur nëse është i interesuar në punën e Solskjaer, Wenger tha: “Siç thashë, Manchester Unitedi është ëndërr për çdo trajner. Unë kam vetëbesim dhe guxim… dhe keni të drejtë, unë kam edhe ide”.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...