Deputetja Rudina Hajdari është shprehur se reforma zgjedhore nuk do të shkojë në kuvend pa dakordësinë e saj, duke mohuar se opozita parlamentare mund të votojë një reformë të maxhorancës, pa ndryshimet e kërkuara prej saj në kodin zgjedhor. Në “Real Story’ si Hajdari ashtu edhe deputeti Ralf Gjoni thanë se duan të bashkëpunojnë me opozitën jashtë parlamentare.
Sulo: A do e votoni reformën me mbështetjen e ndërkombëtarëve?
Gjoni: Askush nuk ma dikton votën time. Jo.
Sulo: Po nëse është reformë e PS?
Hajdari: Për kodin zgjedhor duhen 84 vota, për ndryshimin e Kushtetutës duhen 94. Nëse do flasim për ndryshimet e kodit zgjedhor para se të shkojë në Kuvend do ketë një punë në komision. Unë kam si bashkëkryetare të drejtën e vetos. Arsyeja pse ndodh kjo është që ne të biem dakord. Nuk ka shans të dalë nga ai komision pa dakordësinë time. Kjo dakordësi do vijë me konsultimin e gjerë. Të jemi hap pas hapi.
Sulo: Unë me Ballën po thoshim një gjë tjetër. Veto ka dhe PD që nuk është fare në parlament. Ju me PS do miratoni reformën?
Hajdari: Nëse PD do kishte të drejtën e vetos to minonte procesin.
Gjoni: Ne nuk dëshirojmë që të shkojmë drejt një votimi me maxhorancën për reformën zgjedhore. Ne dëshirojmë të ulemi me opozitën. Këtë thirrje e kemi të sinqertë. As PD nuk do të ulet me deputetët që kanë dalë nga lista e saj dhe as LSI me deputetët që kanë dalë nga lista e saj. pas shumë thirrjesh nga ana jonë, PD, LSI dhe partitë e tjera aleate do refuzojnë të ulen, unë po ju them publikisht mos na detyroni të votojmë atë reformë me PS. Ne do konsiderojmë dhe hapa të tjerë politikë sipas alternativave që na jepen.
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...