Paneli Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), ka publikuar raportin sa i përket ndryshimeve klimatike në të cilin theksohet se niveli i ujit në det do të rritet shumë më herët sesa që është pritur të ndodhë në vitin 2100.
Akullnajat në Himalaje e deri në Antarktidë janë duke u shkrirë me shpejtësi të madhe, kështu qytetet si New Yorku dhe Shangai pritet të përmbysen nga uji.
Në këtë raport kanë punuar më shumë se 100 shkencëtarë nga 36 vende, e bëhet fjalë për tre raportet e fundit të veçanta të IPCC-së pas atij të tetorit të vitit të kaluar, i cili ka treguar se kemi kohë deri më 2030 nëse arrijmë që ngrohjen globale ta mbajnë nën 1,5 gradë celsius.
“Ky raport është unik. Në të për herë të parë janë analizuar të dhënat nga vendet më të largëta të botës: duke filluar nga malet më të larta deri te ato rajone thellë në oqean”, ka deklaruar Ko Baret, nënkryetar i IPCC-së.
“Kemi zbuluar sesi në zonat e largëta po ndodhin ndryshimet e dukshme dhe atë falë ngrohjes globale, për të cilin fajtorët kryesorë janë njerëzit”, ka shtuar ai.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...