Sensacioni i Real Madridit, Rodrygo ka shkruar historinë në klub mbrëmjen e sotme (e mërkurë) për shkak se ka thyer një rekord 16 vjeçar të mbajtur nga David Beckhami me supergolin e tij në debutim.
Ylli i Real Madridit ka thyer një rekord të mbajtur nga legjenda dhe superylli global David Beckham për 16 vite duke shënuar për ‘Los Blancos’ kundër Osasunas mbrëmjen e sotme, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një statistikë nga MisterChip, goli nga Rodrygo pas vetëm 94 sekondave në debutim tani është goli më i shpejtë si një lojtar i Madridit i shënuar në paraqitjen e parë qysh pas golit nga Beckhami kundër Real Betisit në gusht të vitit 2003.
Nëse kjo nuk iu mjafton për t’iu impresionuar, atëherë një gjë të tillë padyshim se keni me të parë golin.
18-vjeçari ishte në krahun e majtë derisa po i afrohej portës me top duke trullosur një lojtar të Osasunas me aftësitë e tij për të dërguar më pas topin në rrjetë.
Skuadra e Zinedine Zidanes kishte paguar 45 milionë euro për të nënshkruar me anësorin nga skuadra braziliane Santos./arbresh.info/
(Shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë golin e tij)
https://twitter.com/MadridistaRants/status/1176958521654464512
https://twitter.com/LLangvinis/status/1176958064936792067
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...