Kanë dalë pamjet e skafit në të cilin u raportua fillimisht se u gjet drogë në brigjet e Mitilinit në detin Egje.
Personat për të cilët u tha fillimisht se ishin trafikantë, dyshohet se po transportonin sasi të mëdha kanabisi nga brigjet shqiptare në ato turke, në detin Egje,ku edhe do ta këmbenin me heroinë.
Por policia në komunikimin e saj shprehet se nga komunikimi paraprak me homologët grekë, lajmi i dhënë në media është tërësisht i pavërtetë.
“Operacioni zhvillohet në kufirin mes Turqisë dhe Greqisë dhe jo në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë (siç u tha fillimisht) dhe nga komunikimi i deritanishëm dhe shkëmbimi i informacionit nuk ka asnjë të dhënë që mjetet lundruese të jenë nisur nga Shqipëria.
Policia Greke gjatë operacionit ka kapur një prej mjeteve lundruese, brenda të cilit nuk është gjetur lëndë narkotike dhe ka ndaluar dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas italian që ndodheshin në bordin e skafit”, njoftoi policia shqiptare./tch/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...