Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është mandatuar për të formuar qeverinë e re, njofton zyra e tij.
Njoftimi vjen pas një takimi të përbashkët mes presidentit Rivlin, kryeministrit Netanyahu dhe liderit të Blu e Bardhëve Benny Gantz, transmeton portali arbresh.info.
Netanyahu do të ketë 28 ditë për të formuar një qeveri, me një zgjatje të mundshme dy javore, sipas njoftimit.
Rezultatet e zgjedhjeve të 17 shtatorit tregojnë se partia Blu dhe Bardhë e Gantz mori 33 vende në Knesset, ndërsa Likud i Netanyahu kishte 32. Por thelbësisht, ky i fundit mori miratimin e 55 anëtarëve të parlamentit për postin e kryeministrit, ndërsa Gantz ishte në gjendje të grumbullonte vetëm 54.
Izraelitët shkuan në votime në 17 shtator për herë të dytë pasi Netanyahu nuk arriti të formojë një qeveri pas zgjedhjeve të 9 prillit./arbresh.info/
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...
Vetplagoset me armë zjarri në person në Gllogoc
MINT prezanton thirrjet për aplikim në kuadër të Fondit të S...
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...