Edon Zhegrova u ka treguar të gjithëve pse njihet ndryshe si “Lionel Messi i Kosovës”.
Talenti i Kosovës ka shfaqur klasin e tij në fitoren e thellë 4 me 0 të Baselit si nikoqir në St. Jakob Park mbrëmjen e sotme (e mërkurë) kundër Zurichut, shkruan portali arbresh.info.
Me të pranuar topin nga Taluant Xhaka nga gjysma e fushës së skuadrës mysafire, Edon Zhegrova kishte pas tij dy mesfushorë defanziv por të dy mbetën mbrapa para se të kalonte edhe dy të tjerë.
Kur iu afrua portës dhe ishte në mesin e tre lojtarëve, sulmuesi 20-vjeçari bëri një kthesë tronditëse duke finalizuar në formë të shkëlqyer topin në rrjetë.
Goli i sotëm ishte goli parë në Superligë të Zvicrës nga Zhegrova këtë edicion pas tri paraqitjeve.
Në këtë fitore në kuadër të xhiros së tetë të Superligës, Xhaka regjistroi dy asistime./arbresh.info/
(Shikoni duke klikuar këtu ose më poshtë aksionin dhe golin e shkëlqyer nga Zhegrova)
https://twitter.com/FootballSwissEN/status/1176944466567008256
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë