Gazeta gjermane, Stuttgarter Zeitung shkruan se pavarësisht se Bundestagu do të japë dritën jeshile për nisjen e negociatave me kushte për Shqipërinë, sërish kjo nuk do të thotë se Franca është e bindur për të dhënë PO-në e saj.
Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestag, thotë se gjithçka do varet nga Parisi nëse më 15 tetor do hapë dritën jeshile për Shqipërinë.
‘Tani varet kryesisht nga Franca, ku shqetësimet janë më të theksuara sesa në Gjermani,’ thotë Krichbaum.
Gazeta shkruan se nuk përjashtohet mundësia që, nëse është e nevojshme, të ketë një dritë jeshile vetëm për Maqedoninë Veriore, por jo edhe për Shqipërinë.
Krichbaum, një kritik i zëshëm i qeverisjes së Edi Ramës, thotë se ka akoma dhimbje në stomak nga votimi pro hapjes me kushte të negociatave me Shqipërinë.
‘Kam akoma pak dhimbje në bark sa i përket progresit të pamjaftueshëm të reformave, por tani kemi formuluar kushte të qarta të matshme për nisjen e bisedimeve, në mënyrë që të jetoj me miratimin që bëra’.
Kurse shefi i grupit parlamentar të CSU, Alexander Dobrindt, thotë se ky ishte një vendim me shkaqe gjeopolitike.
Gazeta shkruan se politikanët europianë në koalicion janë akoma më të shqetësuar sepse disa nacionalistë në Tiranë vazhdojnë të ëndërrojnë për ‘Shqipërinë e Madhe’, e cila do të bashkojë popullsinë shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Nëse vazhdojnë të ndiqen të tilla aspirata, kjo do të sjellë edhe anulimin e negociatave.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...