Google ADS

Limaj: Qeveria e ardhshme duhet të jetë stabile me së paku 81 deputetë të shumicës

21:30 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit Nisma-AKR, Fatmir Limaj ka folur për zgjedhjet e ardhshme në Kosovë.

“Do të jemi befasia e këtyre zgjedhjeve”, ka thënë Limaj në T7.

“Na kanë anashkluar edhe në të kaluarën por e kemi parë se ia kemi dalë. Kosova është vend i mrekullive, njerëzit që jetojnë në Kosovë kanë ditur të bëjnë mrekulli të mëdha. Andaj mendoj se do të jemi një befasi e këndshme dhe do të arrijmë shumë më shumë se që mendojnë disa”,

Tutje ka thënë Limaj se qeveria e ardhshme duhet të jetë një qeveri stabile me mbi 80 deputetë të shumicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme