Prishtina fiton ndeshjen e mbetur kundër Dukagjinit

19:49 | 25 Shtator 2019
Arbresh Info

FC Prishtina ka siguruar tri pikë mjaftë të rëndësishme nga ndeshja e mbetur kundër Dukagjinit.

Klubi nga kryeqyteti ka mposhtur me rezultat 2 me 0 rivalin nga Klina në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e mërkurë) në kuadër të xhiros së dytë në Superligë, shkruan portali arbresh.info.

Shifrat u zhbllokuan qysh në minutën e 7′ të ndeshjes të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ishte Meriton Korenica që gjeti rrjetën e skuadrës mysafire me shpejtësi.

Goli i dytë nga bardhekalterit u shënua nga mesfushori Leonit Abazi në minutën e 51′ të ndeshjes kur skuadra nën udhëheqjen e Xhengis Rexhepit ishte duke kërkuar golin e barazimit.

Me tri pikë të plota, Prishtina tani gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me dhjetë pikë – vetëm dy më pak se Feronikeli si lider, ndërsa Dukagjini gjendet në fund të tabelës me vetëm një pikë pas gjashtë ndeshjeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme