Zona e sigurt që shtrihet mbi një vijë prej 480 kilometrash që Turqia e ka propozuar për në Siri, korrespondon me një zonë ku mund të vendosen deri në tre milionë sirianë, shkruan Anadolu Agency (AA).
Zona e sigurt që presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan e ka përshkruar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) përfshin vijën prej 480 km përgjatë kufirit me Turqinë.
Kjo hapësirë me një thellësi 30 kilometrash nga kufiri turk, përshin brenda saj venbanimet siriane Jarabulus, Manbij, Ayn Al-arab (Kobani), Tel Abyad, Suluk, Ras al-ayn, Ad Darbasiyah, Amudah, Al Qamishly dhe Al Malikiyah.
Vendbanimet e tjera përveç rajonit Jarabulus i cili u pastrua nga terrori nëpërmjet operacionit turk “Mburoja Eufratit”, ndodhen nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.
Me përfshirjen e M4 do të garantohet siguria e civilëve
Kufirin e zonës së sigurt e përbën rruga tokësore M4 e cila lidh lindjen me perëndimin e Sirisë.
Me praninë e M4 brenda zonës së sigurt, synohet të pengohet që organizata terroriste YPG/PKK të zhvillojë aktivitete të armatosura dhe të hyjë në rajon.
YPG/PKK aktualisht rrugën tokësore në fjalë e përdor për aktivitete logjistike dhe tregtare.
Në fazën e parë mund të vendosen 1-2 milionë, më pas 3 milionë sirianë
Presidenti Erdoğan, në fjalimin e tij në OKB tha se objektivi është që në fazën e parë të vendosen 1-2 milionë sirianë në zonën që do të formohet.
Erdoğan po ashtu tha se nëse thellësia e rajonit zbret deri në vijën Raqqa-Deirizor, atëherë mund të arrijë deri në tre milionë numri i sirianëve që do të kthehen në rajonet e tyre nga Turqia, Evropa dhe vendet e tjera të botës.
Lufta civile në Siri e cila vazhdon prej më shumë se tetë vitesh ka shkaktuar që 5,6 milionë civilë të marrin statusin refugjat, nga të cilët 3,6 milionë strehohen në Turqi.
Organizata terroriste YPG/PKK ka nën okupim një të tretën e Sirisë dhe tre të katërtat e zonës kufitare me Turqinë.
Vendbanimet e tjera përveç rajonit Jarabulus i cili u pastrua nga terrori nëpërmjet operacionit turk “Mburoja Eufratit”, ndodhen nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...