Ivan Rakitic raportohet të jetë i përgatitur për largim nga Barcelona në merkaton e transferimeve të muajit janar.
Reprezentuesi i Kroacisë është përfolur shumë për largim nga kampioni i Spanjës gjatë gjithë verës ndërkohë që klubet si Manchester United, Paris Saint Germaini dhe Juventusi kanë shfaqur të gjithë interesim, transmeton portali arbresh.info.
Rakitic vazhdoi qëndrimin në Camp Nou përtej afatit të fundit kalimtar, por mesfushori nuk ka arritur të jetë i rregullt në fushë në fazat e para të sezonit 2019/20.
Finalisti i Kampionatit Botëror 2018 nuk ishte madje as në skuadër për ndeshjen e së martës në La Liga si nikoqir kundër Villarrealit pavarësisht se ishte në dispozicion për tu përzgjedhur.
Bazuar në një raport së fundmi nga Tuttosport, Rakitic tani kërkon largimin nga Barcelona kur të rihapet merkato dimërore e transferimeve dhe mesfushori me gjasë do të ketë oferta nga Juventusi dhe Paris Saint Germaini.
31-vjeçari ka bërë 272 paraqitje për kampionin e La Ligas brenda të gjitha kompeticioneve duke fituar tre tituj në ligë, katër Kupa të Mbretit dhe një Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend