Tolgahan Sayisman shijon kafenë në çarshinë e Prizrenit

18:38 | 25 Shtator 2019
Arbresh.info

Aktori turk e ka shijuar kafenë në Prizren.

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi sot kanë arritur në Kosovë.

Tolga dhe ekipi i tij nga Turqia janë pritur në takim nga ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi.

Në këtë takim, ata kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit rreth projekteve kulturore, me theks të veçantë në fushën e kinematografisë.

Pas takimit, ata janë relaksuar edhe në qarshinë e Prizrenit. Periskopi ka siguruar një fotografi ku shihet aktori turk me ekipin e tij dhe ministrin Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme