Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e shkëlqyer me NATO-n dhe KFOR-in si dhe procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovë.
Siç njofton kumtesa, presidenti Thaçi ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim të shkëlqyer me NATO-n, e cila është garantuesja e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
“KFOR-i vazhdon të kryejë një punë të mrekullueshme në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi.
Ai po ashtu ka theksuar se procesi i transformimit të FSK-së në ushtri është duke shkuar sipas dinamikës të përcaktuar nga institucionet e Kosovës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar.
“FSK sot është një forcë profesionale, e standardeve të NATO-s, e trajnuar nga NATO, forcë multietnike e që angazhohet për përfaqësim të barabartë gjinor”, ka thënë presidenti Thaçi.
Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg nga ana e tij ka thënë se NATO mbetet e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Thaçi shtoi se ka ardhur koha që të avancohen marrëdhëniet tona dhe Kosova të anëtarësohet në NATO.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...