Google ADS

Zyrtare: Barzagli rikthehet te Juve

16:41 | 25 Shtator 2019
Arbresh Info

Juventusi ka njoftuar rikthimin e Andrea Barzaglit si një bashkëpunues teknik i trajnerit Maurizio Sarri.

Barzagli është pensionuar nga futbolli profesional në fund të sezonit të kaluar, i cili shënoi gjithashtu fundin e kohës së tij si një lojtar i Juventusit, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” ka konfirmuar pasditen e së martës se 38-vjeçari i është ribashkuar klubit si pjesë e stafit në prapavijë të Sarrit.

Titulli i tij zyrtar është Bashkëpunues Teknik i Skuadrës së Parë dhe do të filloj detyrën qysh nga nesër.

Barzagli ka bërë 281 paraqitje për “Zonjën e Vjetër” nga viti 2011 deri në vitin 2019 duke fituar tetë tituj radhazi si dhe dy arritur në dy finale të UEFA Ligës së Kampionëve.

Ish mbrojtësi ka qenë gjithashtu pjesë e skuadrës së Italisë që ngriti trofeun e Kampionatit Botëror në vitin 2006./arbresh.info/

https://twitter.com/juventusfcen/status/1176858198768279552?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme