Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim në New York me përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen.
Haradinaj në shkrimin e bërë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shkruar se me Christoph Heusgen ka biseduar për proceset politike në të cilat po kalon Kosova.
“Në frymën e vazhdimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes, sot në New York takova Përfaqësuesin e përhershëm të Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, Christoph Heusgen, me të cilin diskutuam për proceset politike nëpër të cilat po kalon Kosova, dialogun me Serbinë, zgjedhjet e reja në vend dhe partneritetin strategjik që Kosova e ka ndërtuar, veçmas viteve të fundit me shtetin gjerman”, ka shkruar Haradinaj.
Ai ka thënë se e ka falënderuar ambasadorin Heusgen për qëndrimin e palëkundur të Gjermanisë dhe kancelares Angela Merkel, kundër idesë për ndryshimin e kufijve dhe angazhimin konkret për rikthimin e dialogut pa kushte Kosovë – Serbi.
Haradinaj ka shtuar se Kosova është e përkushtuar, krah me aleatët strategjik që të vazhdojë rrugën e saj euroatlantike, fuqizimin e brendshëm dhe afirmimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe për paqe e stabilitet rajonal.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...